Asi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka pranuar se ai dhe partneri i tij në sulm, Sadio Mane mund të jenë “egoistë” – por gjithmonë e vënë ekipin në vend të parë.
Dyshja e The Reds ka shënuar tashmë 20 gola në Ligën Premier këtë sezon.
Skuadra e Jurgen Klopp është aktualisht e dyta në tabelë, një pikë prapa kampionit në fuqi, Manchester City.
Mane tregoi shfaqi zhgënjimin e tij që Salah nuk i asistoi atë gjatë një ndeshjeje në Ligën Premier kundër Burnley në shtator të vitit 2019.
Reprezentuesi i Senegalit do të kishte shansin për të shënuar, nëse egjiptiani do të kishte pasuar topin, por ky i fundit kishte vendosur të gjuante vetë.
Mane u zëvendësua pak çaste më vonë dhe u tërbua në bankinë, me kolegët Roberto Firmino dhe James Milner që tentuan ta qetësonin.
Duke folur për përplajsen në një intervistë me MBC Masr TV, Salah këmbënguli se marrëdhënia e tij me Mane ishte absolutisht e mirë.
“Ne jemi bashkëlojtarë në fushë dhe në dhomën e zhveshjes, ne kemi një marrëdhënie shumë profesionale”, deklaroi sulmuesi. “Ne të dy japim gjithçka që kemi për të ndihmuar skuadrën të fitojë”.
“Ndoshta ne po konkurrojmë për të treguar se kush është më i miri, dhe kjo është normale në çdo ekip dhe një e drejtë legjitime për çdo lojtar, por në fund, ne i shërbejmë ekipit”.
“Ndonjëherë ne jemi egoistë në disa ndeshje, por askush nuk e vendos interesin e tij mbi ekipin. Nuk është e qëllimshme, qoftë nga unë apo ai, ndoshta ka pasur një tension në një ndeshje të mëparshme dhe tani të gjithë përpiqen të lidhin gjithçka me të”.
Në ndeshjen ndaj Burnleyt, Salah shtoi: “Kjo ishte hera e parë që njerëzit flisnin për këtë çështje dhe lidhnin çdo top që nuk ia kaloja atij ose ai nuk ma dha mua me këtë situatë”.
“Por, Sadio asistoi në golin tim dy ndeshje më parë dhe unë asistoj atë gjithashtu”, shtoi më tej ai.
Salah ka nëntë asistime në Ligën Premier këtë sezon, më shumë se kushdo tjetër, ndërsa Mane ka një. /Telegrafi/