Site icon Telegrafi

MMPH: Po ndalim ndërtimet ilegale në fshatin Hade

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka sqaruar se në pamundësi që Komuna e Obiliqit, të kryej obligimet e veta, MMPH-së, MZHE-së, KEK-u dhe komuna janë që të veprohet bashkërisht në parandalimin e të gjitha ndërtimeve të reja në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re”.

MMPH nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se plani hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re” në Komunën e Obiliqit dhe Ligji për Ndërtimin, kanë përcaktuar kompetencat dhe përgjegjësitë lidhur me ndërtimet në këtë zonë, për të gjitha institucionet relevante si komuna e Obiliqit, MZHE (KEK-u) dhe MMPH.

“Kjo nënkupton se ky vendim i Qeverisë për këtë zonë vlen edhe për banorët e kësaj komune. Në pamundësi që Komuna të kryej obligimet e veta, në takimin e përbashkët mes të MMPH-së, MZHE-së (KEK-ut) dhe Komunës së Obiliqit është arritur dakordimi që të veprohet bashkërisht në parandalimin e të gjitha ndërtimeve të reja në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re”, kur kjo paraqitet si nevojë nga ana e autoriteteve lokale dhe KEK-ut. Në këtë drejtim edhe është ndërmarrë hapi i përbashkët mes komunës, MMPH-së dhe Policisë së Kosovës, në ndalimin e ndërtimeve te reja, të cilat pas inspektimit kanë rezultuar si ilegale dhe të pa pajisura me leje”, thuhet në komunikatë.

MMPH thotë se kjo nuk nënkupton se qytetarët janë të privuar nga ushtrimi i të drejtave të tyre për si për shpronësimet, ndërtimet që kanë nevojë, por për të gjitha duhet ndjekur rruga institucionale dhe ligjore.

Kjo ministri paralajmëron se të gjithë shkelësit e ligjit, qoftë në të kaluarën, të sotmen apo edhe të ardhmen do të përballen me sanksionet ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version