Sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit më 02.01.2023, përqendrimet mesatare ditore të grimcave të pezulluara PM10 janë nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3, dhe episodi prej dy ditësh radhazi është ndërprerë në Manastir dhe Tetovë dhe pushojnë së zbatuari rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit.
Ndryshe, dje Qeveria njoftoi se nga ana e MMJPH është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmimit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtoria për mjedis jetësor, Sektori për komunikim me publikun në MMJPH, Instituti për Shëndet Publik, dhe Komuna e Tetovës.