Telegrafi

MMJPH: Është ndërprerë pragu i alarmimit në Tetovë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) njofton se është shfuqizuar pragu i alarmit në Tetovë.

Sipas të dhënave të Sistemit shtetëror të monotorimit të cilësisë së ajrit, më 28.12.2022, vlera mesatare ditore e koncentrimit të grimcave PM10 është nën pragun e defonuar prej 150 mg/m3.

Sipas të dhënave të Sistemit shtetëror të monitorimit të cilësisë së arit më 28.12.2022, përqendrimet mesatare ditore të grimcave të pezulluara PM10 janë nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3, ndërsa në Tetovë është ndërprerë episodi prej dy ditësh radhazi dhe pushojnë së zbatuari rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

Ndryshe, ditëve të fundit në Tetovë ajri ka qenë i ndotur mbi vlerat mesatare, ndërsa Qeveria ka zbatuar masa dhe rekomandime për mbrojtjen e qytetarëve./Telegrafi/