Ministria e mbrojtjes përmes një komunikate me shkrim ka reaguar ndaj akuzave të LSDM lidhur me tenderin e kësaj ministrie, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Duke e shfrytëzuar fatkeqësinë tragjike e cila e përfshiu një pjesë të rajonit të Shkupit, përfaqësues të një partie politike në çdo mënyrë të mundshme përpiqen të bëjnë shkatërrim të të gjithë institucioneve shtetërore. Por, atë që e sheh opinioni publik bë Maqedoni është tërësisht e kundërt nga ajo që ata e deklarojnë në vazhdimësi”, thuhet në reagimin e Ministrisë së mbrojtjes.
“Sa i përket furnizimit të mjeteve të blinduara informojmë që procesi i furnizimit të tyre kishte filluar që në tetor të vitit 2014. Kjo nënkupton përgatitje të dokumentacionit teknik të pajisjes që është në pajtim me nevojat e Armatës dhe në përputhje me standardet e NATO”, thuhet në reagim.
“Shumën të cilën e përmendi është për një periudhë prej 12 vitesh, respektivisht deri në vitin 2027 dhe është e dedikuar për furnizimin e mjeteve transportuese, mjeteve për mbrojtje individuale dhe kolektive, mjete për armatim (luftarak dhe jo luftarak), pajisje logjistike dhe mjekësore, si dhe remont dhe modernizim të mjeteve materiale-teknike. Domethënë jo vetëm për automjete të blinduara”
“Ministria për mbrojtje dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre në drejtim të modernizimit të pajisjes dhe ngritjes së standardit të pjesëtarëve të ARM”, thuhet në reagimin me shkrim të Ministrisë së mbrojtjes./Telegrafi/