Site icon Telegrafi

MM: Naskovski tashmë është shkarkuar nga posti i presidentit të SPUP

Në një konferencë për media sot, Ministria e Mbrojtjes reagoi ndaj pretendimeve të paraqitura nga Aleksandar Naskovski, përfaqësues i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë. Në reagimin e tyre, ministria bën të ditur se Naskovski u shkarkua nga pozita e kryetarit të organizatës sindikale në maj të vitit 2023.

“Lidhur me pretendimet e paraqitura në konferencën e sotme për media, ju njoftojmë se në maj të vitit 2023 kryetari i Sindikatës Multietnike për Arsim e ka njoftuar MM-në se Aleksandar Naskovski është shkarkuar nga pozita e kryetarit të organizatës sindikale Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë filial i Unionit Multietnik për Arsim. Në muajin nëntor, Ministria e Mbrojtjes është njoftuar se kryetar i ri i këtij sindikata është Zoran Pavllovski”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo po ashtu SPUP: Ministria e Mbrojtjes ndaloi anëtarësimin e sindikatës

Ministria e Mbrojtjes bën të qartë se kjo situatë e papërcaktuar solli paqartësi dhe dyshime në lidhje me pagesën e anëtarësimit, ku zyrtarët që kanë përgjegjësinë e pagesës u drejtuan dy sindikatave për konfirmim. Pavllovski dha konfirmimin e anëtarësimit të Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, ndërsa Naskovski ende nuk kishte dorëzuar listën e konfirmuar të anëtarësimit për Sindikatën e re MEC.

Në interes të mbrojtjes së punëtorëve, Ministria e Mbrojtjes thotë se anëtarësimin do t’i paguajnë personit juridik të cilit anëtarët deklarojnë se i përkasin.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në këtë kontekst, kërkon bashkimin e pesë sindikatave në prag të nënshkrimit të Marrëveshjes së re Kolektive. Kjo, siç thuhet në njoftim, synon të tregojë se interesat e të punësuarve janë të parat. Petrovska gjithashtu thekson se ka mbajtur dialog të rregullt me të gjitha sindikatat e regjistruara dhe ka zgjidhur të gjitha çështjet në mënyrë kooperative.

Exit mobile version