Site icon Telegrafi

MLS rikthehet në aksion, por gjesti i Thierry Henry bëhet viral në gjithë botën – francezi qëndron i gjunjëzuar për 8 minuta e 46 sekonda për nder të George Floyd

Kampionati amerikan MLS është rikthyer në aksion pas një pauze rreth katër muajsh për shkak të coronavirusit.

Por gjatë kësaj kohe në Amerikë ndodhi një skandal, kur një zyrtar policor e mbyti George Floyd që pastaj ngjalli reagime të mëdha jo vetëm në Amerikë, por në gjithë botën.

Por me rikthimin e MLS-së, natyrisht se nuk mungoi një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet, si dhe futbollistët ranë në gjunjë në shenj solidarizimi për Goerge Floyd.

Montreal Impact ishte nikoqir i New England Revolution, ndeshje që i takoi mysafirëve me rezultat 0-1.

Por ajo që ka bërë trajneri i vendasve, Thierry Henry është bërë virale në gjithë botën.

Legjenda franceze ka qëndruar në gjunjë për 8 minuta e 46 sekonda e para të ndeshjes për nder të George Floyd.

Gjesti i francezit është përshëndetur jashtëzakonisht shumë jo vetëm nga komuniteti i sportit, por në gjithë botën.

Henry vendosi të qëndronte në gjunjë për këtë kohë, pasi kjo ishte koha që policia ia mbajti gjurin në fyt të ndjerit George Floyd.

Video e Henryt duke qëndruar në gjunjë është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjete sociale, ndërsa francezi kishte veshur një fanellë të kampanjës ‘Black lives mater’.

42-vjeçari është në sezonin e tij të parë si trajner në MLS, pasi më parë kishte udhëhequr me skuadrën franceze Monaco. /Telegrafi/

Exit mobile version