Telegrafi

MLS ia huqi keq në prezantimin e Busquets te Inter Miami

MLS ka bërë një gabim trashanik në paralajmërimin se Sergio Busquets do të luante në ligën e tyre, duke postuar një fotografi të ish-yllit të Real Madridit, Alvaro Arbeloa.

Mesfushori do të luajë sërish me Lionel Messin, por tani në Shtetet e Bashkuara.

Por, postimi i tij i mirëseardhjes nga llogaria zyrtare e MLS në Twitter bëri një gafë të madhe pasi në vend të tij ata postuan një foto të Arbeloas.

Lexo po ashtu Prezantim spektakolar i Messit dhe Busquetsit para tifozëve të Inter Miamit

Në Twitter shkruhej: “Gjithçka që ai bën është të fitojë”.

Ajo u shoqërua me një foto të Arbeloas duke puthur Kupën e Botës të fituar me Spanjën në vitin 2010.

Postimi u hoq shpejt dhe në vend të kësaj u zëvendësua me një nga Busquets dhe trofeun.

Por, MLS e gjeti anën qesharake pasi më pas ngarkoi të dyja fotot me mbishkrimin: “Pse Arbeloa dhe Busquets duken kaq të ngjashëm. Administratori ka nevojë për syze të reja”.

Busquets i bashkohet Miamit të David Beckham pas 15 viteve të ngarkuara me trofe me skuadrën e parë të Barcelonës, e cila përfshinte tri Liga të Kampionëve. /Telegrafi/