Telegrafi

MKRS shton edhe 19-të asete të reja në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojte të përkohshme nga shteti

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme nga shteti i janë shtuar edhe 19-të asete të reja.

Përmes faqes zyrtare në Facebook, MKRS-ja bëri të ditur edhe asetet që i janë shtuar kësaj liste.

Foto: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Facebook

Më poshtë postimi i plotë i MKRS-së:

Pasurohet lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme nga shteti

Në bazë të Ligjit Nr.02/L-088 për Trashëgimi Kulturore, në pajtueshmëri me Nenet 3 dhe 4, listës së trashëgimisë nën mbrojtje të përkohshme iu shtuan edhe 19 asete të reja.

Gjithmonë në harmoni me Konventat ndërkombëtare, qëllimi i mbrojtjes së ndërtesës është definimi profesional i vlerave dhe rëndësisë që ka, si dhe transmetimi i tyre tek brezat e ardhshëm.

Asetet të cilat janë marrë nën mbrojtje të përkohshme i takojnë trashëgimisë arkitekturore dhe asaj shpirtërore dhe janë këto:

Kroi i fshatit në Istog
Ndërtesa e ish Pallatit te Shtypit “Rilindja”- Salla e shtypshkronjës, Prishtinë
Materniteti “Nënë Tereza”, Prishtinë
Shtëpi Banimi – (Shtëpia e zjarrit) Hysë Popova, Podujevë
Kulla e Hamit Berishes, Harilaq, Fushë Kosovë
Shtëpia-Kullë e lsmet Xhemailit, Keçekollë, Prishtinë
Xhamia e Vjetër, Orllan, Podujevë
Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren
Hani i familjes Zaimi, Prizren
Bodrumi i Vjetër, Suharekë
Kompleksi i Familjes Kodra, Çadrak, Suharekë
Ndërtesa e Selisë sëPartive Politike, Mitrovicë
Ndërtesa e Turist Kosovës, Mitrovicë
Kulla e Shaban Lushtakut, Mitrovicë
Xhamia në fshatin Abri, Skenderaj
Xhamia ne fshatin Burojë, Skenderaj
Mbathtorja e Agës Xhelë, Pogragjë, Gjilan
Shkolla e vjetër në Kokaj, Gjilan
Shtëpia e ldriz Feratit, Çelik, Gjilan

/Telegrafi/