Telegrafi

Mkhitaryan u largua mes lotësh nga stërvitja e sotme te Manchester United

MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 26: (EXCLUSIVE COVERAGE) Henrikh Mkhitaryan of Manchester United in action during a first team training session at Aon Training Complex on October 26, 2017 in Manchester, England. (Photo by Matthew Peters/Man Utd via Getty Images)

Emocionet e kanë kapluar Henrikh Mkhitaryanin, pasi është detyruar që të largohet nga Manchester Unitedi.   

Mkhitaryan pritet ta kompletojë kalimin te Arsenali në ditët në vijim me Alexis Sanchezin që do të kalojë në anën tjetër.

Mino Raiola ka punuar shumë në ditët e fundi që ta mbyll transferimin e lojtarit te Arsenali.

Sipas Daily Mail, të premten nuk kanë munguar lotët në stërvitjen e Manchester United.

“Ka pasur shumë lot”, ka thënë një burim brenda klubit.

“Henrikh është një figurë shumë popullore te United”.

“Ne e dimë që ai nuk është i lumtur me këtë marrëveshje, pasi marrëveshja po bëhet pa dëshirën e tij”, vazhdoi rrëfimin burimi brenda klubit.

“Ai e di që ka më shumë gjasa të luajë te Arsenali, por ai do të donte të largohej me dëshirën e tij”.

Mësohet se United do të paguajë 35 milionë funte për Sanchezin. /Telegrafi/