Site icon Telegrafi

Mkhitaryan tradhton Juventusin, niset drejt Anglisë

Mesfushori i Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan, mund të përfundojë në Londër tek Arsenali dhe jo në Itali tek Juventusi, siç ka bërë me dije ditë më parë agjenti i tij Mino Raiola.

Mediat britanike kanë raportuar se armeni i Dortmundit ka nisur të shohë për një shtëpi në Londër pasi ka vënë në vijë punët me Arsenalin.

Sipas The Sun, Mkhitaryan i cili ka një kontratë deri në vitin 2017 me Dortmundin nuk ka rënë dakord me verdhezinjtë për rinovimin e saj.

Ai ka kërkuar 8 milionë euro në sezon dhe Borussia nuk ka ndër mend të shpenzojë një shumë të tillë.

Atë që nuk i jep Dortmundi, duket se Mkhitaryan e ka gjetur në Londër te Arsenali.

Sipas kësaj gazeta lojtari po kërkon për shtëpi për vete dhe familjen e tij në kryeqytetin anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version