Corriere dello Sport e filloi javën me një lajm të mirë për tifozët e Interit.
Sipas gazetës italiane, sulmuesi i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan, ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar klubit italian.
Zikaltrit tash e disa kohë kanë qenë në bisedime me agjentin Mino Raiola për të siguruar shërbimet e armenit.
28-vjeçari me shumë mundësi do të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me Joao Marion, kjo pasi portugezi është i pëlqyer nga trajneri Jose Mourinho.
Por, nëse Joao Mario i bashkohet Paris Saint Germainit, atëherë Mkhitaryan do të blihet nga Interi, ndërsa vlera e lojtarit është rreth 35 milionë euro.
Në 12 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8i4zEU-BrMk