Henrikh Mkhitaryan ka treguar se kishte biseduar me Edin Dzekon para ndeshjes ndaj Genoas dhe ai i kishte thënë të shënonte.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Arsenalit ishte vendimtar në triumfin e Giallorossëve, ku arriti të shënonte het-trik.
“Fola me Dzekon dhe më tha se duhej të shënoja. Kemi nevojë për të, shpresojmë që të kthehet sa më shpejt, secili lojtar është i rëndësishëm për ne”.
“I falënderoj bashkëlojtarët për lojën e mirë, në pjesën e dytë treguam personalitet dhe e fituam ndeshjen përkundër disa vështirësive”.
“Kemi cilësi dhe lojtarë të mirë. Mund të arrijmë në nivelin që duam, po punojmë mirë dhe angazhohemi shumë, do të bëjmë gjithçka për të arritur aty ku duam”, ka deklaruar armeni për DAZN.
Dzeko ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ashtu që nuk ka mundur të luajë ndaj Genoas. /Telegrafi/