Mesfushori ofensiv i Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan, është shprehur tejet i ngazëllyer për kalimin e tij te klubi nga Emirates.
Mkhitaryan nuk gjeti minutazhë të duhur te Unitedi dhe ai ishte përfshirë në marrëveshjen shkëmbyese me Alexis Sanchezin, i cili shkoi në drejtim të Unitedit.
Në intervistën e tij të parë, Micky thotë se është ëndërr të luaj për Arsenalin.
“Jam shumë i kënaqur që ne kemi mundur ta finalizojmë këtë marrëveshje dhe jam i kënaqur që jam këtu. Është një ëndërr që është bërë realitet, sepse gjithmonë kam ëndërruar që të luaj ëpr Arsenalin. Tash që jam këtu, unë do të bëj më të mirën për klubin dhe që të bëj historinë”.
— Arsenal (@Arsenal) January 22, 2018
“Gjithnjë më kë pëlqyer si luan Arsenali dhe mënyra se si Wenger ka menaxhuar ekipin. Kanë luajtur shumë lojtarë të rinj dhe ai i ka menaxhuar shumë mirë. Natyrisht se isha në dashuri me mënyrën si luajti Thierry henry. Më ka pëlqyer mënyra se si ai ka luajtur dhe ndoshta kjo ka ndikuar që unë të jem përkrahës i Arsenalit”.
“Mezi pres të luaj me të gjithë lojtarët. Nuk ka përjashtime. Dua që të luaj me të gjithë dhe të stërvis sa më shpejtë. Të shpresojmë për këtë”, deklaroi Mkhitaryan për faqen zyrtare të klubit.
Mkhitaryan ishte një prej lojtarëve kryesorë që kontribuoi në suksesin e Unitedit në Ligën Premier. /Telegrafi/