Telegrafi

Mkhitaryan arrin te Roma

Henrikh Mkhitaryan ka arritur në Itali për t’i kompletuar testet mjekësore te Roma në formë huazimi nga Arsenali.

Roma Radio ka konfirmuar se anësori armen ka arritur në aeroportin Fiumicini në orën 11 sipas kohës tonë lokale.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Mkhitaryan do të kalojë te Giallorossët me opsionin e huazimit për ta blerë në fund të sezonit.

Lojtari 30-vjeçar në sezonin e kaluar kishte shënuar katër gola në 22 paraqitje te The Gunners, derisa e kishte kompletuar kalimin nga Manchester Unitedi në janar të vitit 2018 për 34 milionë euro.

Lexo po ashtu Roma afër transferimit të Henrik Mkhitaryan nga Arsenali

Roma tashmë e ka gati prezantimin edhe të Nikola Kalimin nga Atletico Madridi në formë huazimi me opsionin për ta blerë atë në fund të sezonit për dhjetë milionë euro.

Ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Milanit po rikthehet në Serie A si zëvendësues i Patrik Schick që po kalon te Rasenball Sport Leipzig. /Telegrafi/