Telegrafi

“A m’ke harru”, kënga më e re nga NRG Band

Grupi NRG Band kanë prezantuar projektin e ri muzikor.

“A m’ke harru” mban titullin kënga e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Vokalisti i grupit, Besnik Qaka, vjen me një interpretim të mahnitshëm dhe tashmë gjendet e plotë në YouTube.

Besnik Qaka (Foto: YouTube)

Teksti dhe muzika është realizuar nga Nurteel dhe Besnik Qaka, kurse protagoniste në klip është modelja Nita Kreka.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit ‘BUG Production’ dhe u realizua në një nga resortet në Gjilan.

 

NRG Band i kanë qëndruar besnik stilit të tyre muzikor dhe tanimë numërojnë fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/