Site icon Telegrafi

Mjet shpërthyes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë, mbrëmë është vendosur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Sipas raportimeve thuhet se i njëjti mjet ka shpërthyer dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, mirëpo deri më tani nuk dihet për motivet as për të dyshuarit.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj dhe i njëjti ka thënë se rasti është duke u shqyrtuar.

“Rasti është në shqyrtim, më vonë do të lëshojmë një njoftim për media lidhur me këtë”, ka thënë Ibraj. /Telegrafi/

Exit mobile version