Telegrafi

Mjeku i tretë rus bie nga ndërtesa e spitalit ku po trajtohej me COVID-19, ishte detyruar të punonte me pacientët e infektuar

Një mjek rus i cili u ankua se është detyruar të punojnë me pacientët e infektuar me COVID-19 pavarësisht se ai vet ishte duke u shëruar nga ky virus.

Sipas medieve ruse, përcjell Telegrafi, në dy javët e fundit ky është të paktën incidenti i tretë në të cilin mjekët e këtij vendi kanë rënë nga ndërtesat e spitalit në rrethana misterioze.

Alexander Shulepov është në gjendje kritike me një frakturë të kafkës, pasi ra nga kati i dytë i një spitali, ku po mjekohej për COVID-19.

Lexo po ashtu Mjekja e dytë ruse bie nga ndërtesa e spitalit ku po trajtohen pacientët me COVID-19

Shulepov, 37 vjeç dhe kolegu i tij më 22 prill kishin bërë një video, ku ishin ankuar se mjeku kryesor i spitalit të fshatit Novaya Usman e kishte detyruar atë të punonte, pavarësisht faktit se ai kishte rezultuar pizitiv me COVID-19.

Kolegu i tij Alexander Kosyakin raportohet se është duke u përballur me kallëzimin penal për përhapjen e “lajmeve të rreme” në lidhje me virusin, i cili mund të dënohet deri në pesë vjet burg, sipas një ligji federal të miratuar kohëve të fundit.

Lexo po ashtu Nuk u besojnë të dhënave zyrtare, mjekët rus mbajnë shënime për vdekjet e kolegëve të tyre nga COVID-19

Brenda një jave, rajoni i Voronezh ka konfirmuar 636 raste të Coronavirusit. Të paktën 41 mjekë në spitalin e rajonit raportohet se janë infektuar me COVID-19. /Telegrafi/