Mjeku suedez, Ulf Karlsson e kishte akuzuar Zlatan Ibrahimovicin për përdorim dopingu sa ishte pjesë e Juventusit.
Sipas Karlsonit, sulmuesi i PSG-së ka përdorur doping në kohën kur aktivizohej me Juven, për të fituar më shumë muskuj.
Deklarata e mjekut ka tërbuar agjentin e Ibrës, Mino Raiolën, i cili dje ka dalë para mediave, duke deklaruar se do të hapë luftë pasi të gjitha akuzat që bien mbi sulmuesin suedez janë false.
Ditën e sotme, mjeku Karlsson ka folur për agjencinë “TT” ku ka deklaruar se i kërkon ndjesë Ibrahimovicit.
Ai kërkon falje pasi e kanë interpretuar keq akuzën ndaj ti dhe vetëm pas 24 orëve, mjeku suedez është i bindur se Ibrahimovic nuk ka përdorur asnjë substancë dopingu. /Telegrafi/