Në profilin zyrtar të shtetit të Izraelit në platformën X është publikuar një fotografi, për të cilën pretendohet se shfaq mjekun Daniel Levi nga rajoni përgjatë kufirit me Gazën që të shtunën u sulmuar nga militantët e Hamasit që vranë dhjetëra civilë.
“Heroi është vrarë sepse shpëtoi tjerët. Daniel Levi nga Peru jetonte në kibuc në jug të Izraelit. Terroristët e Hamasit sulmuan komunitetin ku jetonte me familje dhe filluan të vrasin dhjetëra njerëz”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.
“Daniel ishte mjek, këmbëngulte që familja e tij të ikë nga ai, kurse ai qëndroi të ndihmojë të plagosurit. Terroristët e Hamasit e vranë. Kujtojmë këtë hero”, u tha ndër tjera.
Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të së shtunës militantët e Hamasit filluan sulmin e befasishëm mbi qytetet izraelite, ku si pasojë mijëra persona humbën jetën.
E si kundërpërgjigje, ushtria izraelite filloi sulmet ajrore në qytetin e Gazës, duke goditur caqet që pretendonin se Hamasi i shfrytëzonte si baza. /Telegrafi/
A hero that was murdered for saving others 💔
Daniel Levi, from Peru, lived in a Kibbutz in the south of Israel.
Hamas terrorists invaded the community where he lived with his family and began slaughtering dozens of people.
Daniel, who was a doctor, insisted that his family… pic.twitter.com/9d6zWaDbCF
— Israel ישראל (@Israel) October 11, 2023