Site icon Telegrafi

Mjeku nga Britania që përshkoi 1,800 milje me autoambulancë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Marok

Një mjek ka vozitur një autoambulancë nga Londra në Marok për të ndihmuar banorët e atjeshëm të prekur nga tërmeti, derisa një organizatë bamirëse britanike gjithashtu nisi një ‘fond urgjent ndihme’ për të ndihmuar familjet e prekura.

Ky hero u largua nga shtëpia në ora 2 të mëngjesit të shtunës, pasi dëgjoi në lajme për tërmetin shkatërrues me 6.8 magnitudë që goditi Marokun, duke shkatërruar shtëpi dhe ndërtesa historike, transmeton Telegrafi.

Ai mori autoambulancën plot me pajisje medicinale, dhe realizoi një udhëtim prej 1.800 miljes drejt Marakeshit, kurse më vonë shumë tjerë iu bashkuan duke udhëtuar me aeroplan.

Lexo po ashtu Tërmetet e fuqishme dhe vdekjeprurëse që kanë goditur Marokun

Ky vend që u goditi nga tërmeti më i fuqishëm deri më sot, rezultoi me mbi 2.600 të vdekur dhe 2.400 tjerë të lënduar, kur tërmeti goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 300 mijë persona janë prekur nga tërmeti, ku shumë prej tyre kanë mbetur pa kulm mbi kokë apo kanë kaluar netët jashtë nga frika e ndonjë tërmeti tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version