Projekti i ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Maqedonisë për t’i ndihmuar qytetarët nëpërmjet telefonit me këshilla mjekësore duket se ka pasur sukses, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Deri tani ky projekt ka ndihmuar 105.773 qytetarë të cilët pa pagesë kanë marrë këshilla mjekësore.
Ky projekt ka filluar të punojë në 15 shtator të vitit 2014 dhe deri tani mesatarisht me 1500 thirrje për 24 orë. Kjo linjë ka 25 mjekë dhe punon 24 orë pa ndërprerë./Telegrafi/