Site icon Telegrafi

Mjeku kosovar, Arbër Shehu bëhet drejtor në gjigantin farmaceutik AstraZeneca

Mjeku kosovar, Arbër Shehu është bërë Drejtor i Asociuar Mjekësor/Drejtor Mjekësor i SHBA-së për Onkologji, Çështje Mjekësore në kompaninë e njohur biofarmaceutike, AstraZeneca.

Lajmin e ka bërë të ditur Shehu përmes një postimi në Instagram.

“Duke filluar nga data 28 nëntor, do t’i bashkohem një prej kompanive më të mira biofarmaceutike në botë, AstraZeneca, si Drejtor i Asociuar Mjekësor/Drejtor Mjekësor i SHBA-së për Onkologji, Çështje Mjekësore”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Mjeku nga Kosova një nga autorët e studimit, sa i përket efikasitetit të vaksinave nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna

AstraZeneca është një kompani farmaceutike dhe bioteknologjike britaniko-suedeze me selinë e saj në Kampusin Biomjekësor të Kembrixhit, në Kembrixh, Angli.

Kompania ka qenë e përfshirë në zhvillimin e vaksinës kundër coronavirusit, Oxford-AstraZeneca. /Telegrafi/

 

Exit mobile version