Telegrafi

Mjeku jep detaje për gjendjen e të plagosurve në Klinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje në afëri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Klinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth ores 19:18 min Policia e Kosovës është njoftuar për një përleshje në afërsi të QMF në Klinë aty te rrethi. Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur armë e zjarrit dhe armë e ftoftë. Dy persona kane pësuar lëndime  dhe janë dërguar në Emergjencë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.

Lexo po ashtu Të shtëna me armë zjarri në Klinë, dy të plagusur

Ndërkaq, për gjendjen e dy të plagosurve për Radio Dukagjinin ka folur edhe mjeku kujdestar, njëherit edhe drejtor mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Besnik Ibraj.

Ai ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar dy të plagosur të sjellë nga policia e stacionit policor të Klinikës, nga autoambulanca e Klinës, njëri ka qenë i moshës 68-vjeçare ndërsa tjetri i moshës 58-vjeçare. Pacienti i parë ka qenë i lënduar me mjete të mprehta, ka pasur katër plagë në regjionin e krahut, shpinës dhe barkut, janë ekzaminet mjekësorë të nevojshme dhe i është dhënë ndihmë mjeksore, i njejti është pranuar për tretman të mëtutjeshëm në spitalin e Pejes dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibraj për Radio Dukagjinin.

“Edhe pacienti tjetër ka pasur katër lëndime në regjionin e kokës, janë përpunuar plagët janë bërë intervenimet e nevojshme mjekësore dhe edhe ai është jashtë rrezikut për jetë dhe të dy janë të hospitalizuar në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar Ibraj.