Një ndër lajthitjet më të shpeshta për ushqimin e foshnjave me gji është ajo që thotë se nëna, kur ka temperaturë të ngritur, nuk bën ta ushqejë foshnjën me qumësht gjiri
Ekspertët shpjegojnë që, nëse nëna ka temperaturë të ngritur të shkaktuar nga virusi apo gripi, nuk do të duhej të ndërpresë ushqimin me qumësht gjiri, sepse turpi i nënës me rrugë natyrore fillon të krijojë antitrupa që me ushqimin me gji ia bartin bebes, kështu që kjo mënyrë e ushqimit i mbron edhe fëmijët.
Sipas ekspertëve, rrallë ndodh që nëna nëpërmjet ushqimit me qumësht gjiri i transmeton foshnjës ngritje temperature. Domethënë, probabiliteti më i lart do të jetë që bebja të marrë temperaturë duke qëndruar me nënën e infektuar se nëpërmjet ushqimit të saj.
Kur nëna fillon të ndiejë simptomat, bebja edhe ashtu tashmë një kohë ka qenë e ekspozuar ndaj shkaktarëve të sëmundjes për disa kohë, prandaj mund të infektohet edhe vetë. Pra, thonë ekspertët, ushqimi me gji, falë antitrupave, është mbrojtja më e mirë për beben.
– Qumështi i nënës përmban antitrupa të cilët ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve, thotë mjekja pediatër Claire McCartney për portalin Healthy Children.
Siç thotë ai, antitrupat janë më së shumti të pranishme në kolostrum, pra qumështi i parë që del nga gjiri pas lindjes së foshnjës, por edhe gjatë gjithë kohës që nëna vazhdon të ushqehet me gji.
– Përmes këtyre antitrupave, nëna mund të transferojë një mbrojtje të caktuar ndaj sëmundjeve infektive që ka pasur në të kaluarën, si dhe atyre të fituara gjatë ushqyerjes me gji – shpjegon pediatri.
Megjithatë, thekson ajo, nëse bëhet fjalë për një infeksion më të rëndë ose temperatura nuk largohet edhe pas disa ditësh, më së miri do të ishte që nëna të vizitojë një mjek që ai të përcaktojë nëse është e nevojshme të kryhet një terapi. /Telegrafi/