Telegrafi

Mjekët i thanë se mund të humbiste gjymtyrët si pasojë e sëmundjes, i jep fund jetës duke u hedhur nga banesa

Një 73-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i ndërtesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan ku në gjendje të rënduar psikologjike S. Mejdinaj i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa.

Mësohet se 73-vjeçari vuante nga një gjendje e rënduar e diabetit dhe pas konsultimit me mjekët ka rezultuar se mund të humbiste gjymtyrët e poshtme.

Mendohet se ka kjo arsyeja që ka çuar në rëndim të gjendjes psikologjike të të moshuarit.

73-vjeçari jetonte me bashkëshorten. Në një moment që kjo e fundit nuk ka qenë në shtëpi, 73-vjeçari është ngjitur në katin e katërt të pallatit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ndërkohë po heton për zbulimin e mëtejshëm të shkaqeve të ngjarjes, raporton tch.