Site icon Telegrafi

Mjekët para vendimeve të vështira në Gaza – pacientët që kanë pak gjasa të mbijetojnë, lejohen të vdesin

Shumë pacientë me lëndime të rënda nuk po trajtohen në Spitalin Evropian të Gazës për shkak të mungesës së stafit dhe pajisjeve.

Mjekët thonë se po detyrohen të marrin vendime të vështira se kë të trajtojnë pasi spitali aktualisht po kujdeset për rreth 1000 pacientë, pavarësisht se ka një kapacitet prej 240 shtretër.

“Shumë herë duhet të marrim vendime rreth pacientëve që duhet të kenë përparësi”, tha kirurgu plastik, Ahmed El Mokhallalati, duke shpjeguar se kjo do të thoshte të përqendroheshim te ata që kanë gjasa më të larta për të mbijetuar dhe të neglizhonin njerëzit “në një situatë të keqe dhe [që kanë nevojë] për shumë kujdes”.

“Ne humbëm shumë pacientë sepse nuk ishim në gjendje të ofronim shërbime. Në një moment, ne nuk po pranonim asnjë pacient me djegie të mëdha sepse e dinim se kapaciteti në ICU [njësia e kujdesit intensiv] nuk mund të përballet me këtë”, tha ai.

Spitali, i cili është në Khan Younis në Gazën jugore, është një nga të paktët që ende funksionon në enklavën palestineze.

Lexo po ashtu Qyteti i tendave që strehon më shumë se 1 milion palestinezë po zgjerohet me shpejtësi, tregojnë imazhet satelitore

Shumica e spitaleve të tjera janë mbyllur sepse janë goditur ose bastisur drejtpërdrejt nga forcat izraelite, shkruan skynews.

Ndryshe, Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve të Hamasit pasi këta kishin organizuar një sulm terrorist në Tel Aviv, ku kishin vrarë rreth 1200 persona dhe marrë mbi 250 pengje. /Telegrafi/

Exit mobile version