Dy krimba janë hequr nga koka e një gruaje, pasi ajo kishte hetuar se diçka po lëvizte nën kafkën e saj.
Pacientja e paidentifikuar, 50-vjeçe, sapo ishte kthyer në shtëpinë e saj në Britani pas një udhëtimi në Argjentinë, njoftuan mjekët.
Ndjenja e keqe për shkak të dhimbjes në veshin e majtë dhe fryrjes së nyjave limfatike, detyruan gruan të vizitojë mjekun e saj, i cili tha se bëhej fjalë për një infeksion.
Por, edhe pas trajtimit me antibiotikësh, gruaja vazhdoi të ketë probleme për tri javët e ardhshme.
Pas kontrollit të ri, mjekët nxorën nga koka e saj dy krimba me madhësi deri në 2 centimetra që i kishin shkaktuar gruas dhimbje të tmerrshme.
Pacientja pranoi se ishte pickuar nga mushkonjat në disa raste kur ajo ishte për udhëtim në Argjentinë.
Mjekët thanë se mushkonjat kishin lënë larvat e tyre brenda kokës së gruas, e cila tashmë po shërohet me sukses. /kp/Telegrafi/