Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Klinikave Universitare dolën të “zhgënjyer” nga kabineti i kryeministrit Zoran Zaev në Qeverinë e Maqedonisë, pasi që atyre u tha se nuk do të ketë rritje të të ardhurave për vitin 2019, siç është për specialistët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri më tani, ata kanë marrë vetëm një premtim të fortë nga Kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, se do të bëjnë gjithçka që të ketë rritje të pagave të punonjësve në institucionin më të madh shëndetësor në vend.
Ato përcollën mesazhin se buxheti është i mbyllur dhe se nuk ka para për ta, por që pas kalimit të tremujorit të parë, domethënë kur do të ketë një ribalancim, do të bëhet gjithçka për të arritur përmbushjen e kërkesave të mjekëve, njoftoi për mediat, Goran Begoviq.
Ngelët vetëm mundësia për të bërë rishpërndarjet brenda buxhetit ekzistues, siç thotë nga Sindikata, për të zvogëluar revoltën e cila ekziston aktualisht./Telegrafi/