Telegrafi

Mjekët mendonin se kishin filluar dhimbjet e lindjes, por në vend të bebes i nxorën diçka tjetër

Madalina Neagu nga Rumania kishte shkuar me urgjencë për në spital, pasi mendonte se i kishin filluar dhimbjet e lindjes. Megjithatë, kur arriti atje mjekët e kuptuan se ajo nuk është fare shtatzënë.

Mjeku Dorian Skladan ka deklaruar se si në fillim kishin menduar se bëhet fjalë për ndonjë komplikim gjatë shtatzënisë, pasi që edhe vetë pacientja u kishte thënë se është shtatzënë, transmeton Telegrafi.

“Barku i saj ishte i ngjashëm me atë të një gruaje në muajin e nëntë të shtatzënisë, dhe vërtet nuk kemi pasur arsye që të mos i besojmë”, ka shtuar ai.

Ajo ishte dërguar menjëherë për në sallën e operacionit që kishte zgjatur disa orë, kurse mjekët po presin që ajo të shërohet plotësisht pasi i kishin nxjerr nga trupi një tumor të madh.

“Rrallëherë mund të shihet një tumor i këtyre përmasave në këtë pjesë të trupit. Ky është tumori më i madh që ndonjëherë kam parë, që do të thotë se është më i madhi në këtë regjion në këto 15 vitet e fundit”, ka shtuar mjeku për fund. /Telegrafi/