Edhe krahas rekomandimeve që të mbahet distanca sociale dhe të zvogëlohen kontaktet, megjithatë është e dëshirueshme, që një kohë edhe në këtë situatë fëmijët ta kalojnë jashtë shtëpisë
Në kohën në të cilën nuk vlejnë ndalimet e lëvizjes, edhe të rriturit, si edhe fëmijët, gjithsesi duhet së paku për një kohë të shkurtër të dalin nga shtëpia dhe të qëndrojnë në ajër të pastër, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, do të duhej zgjedhur vendet për shëtitje ku nuk ka shumë njerëz.
Parqet në këtë situatë nuk janë zgjedhje e mirë, dhe nuk rekomandohen, sepse në parqe fëmijët arrijnë në kontakt me fëmijët e tjerë dhe me të rriturit në një hapësirë të vogël.
Tani qëllimi është që kontaktet të zvogëlohen në masën më të vogël të mundshme, në mënyrë që të ndërpritet përhapja e coronavirusit.
Për ata të cilët vendosin t’i nxjerrin fëmijët në ajër të freskët, është shumë me rëndësi që të mos keni kurrfarë kontakti me të tjerët, në mënyrë që fëmija të mos infektohet me virus, ndërsa vetvetiu, gjë që është shumë me rëndësi, të mos krijohet mundësia e bartjes së mëtutjeshme.
Ajri i freskët është preferuar si për më të rinjtë, ashtu edhe për të rriturit, së paku që të marrin frymë edhe në tarracë apo dritare.
Coronavirusi bartet nëpërmjet piklave dhe nëpërmjet duarve të papastra, kështu që kur është jashtë personi, është me rëndësi që të jetë i larguar nga njerëzit e tjerë, sepse, pos në objekte dhe gjëra, virusi një kohë të shkurtër mund të mbijetojë edhe në ajër.
Tani për tani rekomandimet aktuale nuk ndalojnë daljen jashtë nga ora 5 deri në orën20, mirëpo edhe kjo mund të ndryshohet. Në Francë dhe Itali, si masë preventive, është ndaluar dalja në parqe.
Higjiena e lodrave
Ashtu siç tani duhet patjetër të forcohet higjiena e duarve, duhet të pastrohen me themel edhe lodrat e fëmijëve.
Lodrat nga pëlhura rregullisht lani me detergjent në makinën për larje të rrobave, mirëpo nëse ato nuk mund ta “përballojnë” atë larje, përkohësisht largoni në një vend që të mos mund t’i kapin fëmijët, derisa kjo situatë të kalojë.
Lodrat e plastikës dezinfektoni çdo ditë me alkool. /Telegrafi/