Site icon Telegrafi

Mjekët kërkojnë të mos pengohet Ligji i ri për Pagat

Me ftesë të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sot është mbajtur një takim i Bordit Drejtues me drejtorët e institucioneve shëndetësore që janë në varësi të SHSKUK-së, Federatën Sindikale të Shëndetësisë dhe Odën e Mjekëve të Kosovës.

Sipas njoftimit të QKUK, pikë vetme e rendit të ditës, ishte diskutimi në lidhje me fillimin e zbatimit të Ligjit të ri për Paga, i cili ka filluar të zbatohet nga data 1 dhjetor.

“Qëndrim i përbashkët i të pranishmëve ishte se ky Ligj është i mirëseardhur për të gjithë profesionistët shëndetësor dhe se presin që në fund të këtij muaji punëtorët shëndetësor të marrin pagat me rritje”, thuhet në një njoftim, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pagat e sektorit publik që nga dhjetori me rritje – të dhëna që tregojnë se kush janë disa nga përfituesit

Në takim u tha se tendencat për të pezulluar zbatimin e këtij Ligji janë të pa pranueshme dhe kanë për qëllim të dëmtojnë progresin e arritur në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të mirëqenies së punëtorëve shëndetësor.

Institucionet e pranishme në takim, ju bënë thirrje të gjitha institucioneve vendimmarrëse të jenë të kujdesshme dhe mos ta pengojnë zbatimin e këtij Ligji për interesa të grupeve të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version