Telegrafi

Mjekët i nxjerrin nga barku një lëmsh të madh flokësh (Foto)

Në Kashmir të Indisë, mjekët kanë nxjerrë nga barku i një adoleshenteje një lëmsh të madh flokësh, që i ishte mbështjellë për një kohë të gjatë.

Pacientja 16-vjeçare, që ankohej për dhimbje, vjellje dhe gjendje jo të mirë, vuante nga Sindroma Rapunzel që i bën njerëzit të hanë flokët e veta, transmeton Telegrafi.

Lëmshi me fije flokësh

Për më se gjashtë vite, ajo kishte përpirë flokët e saj si dhe fije tjera që i përkisnin njerëzve, të cilat i gjendet në vende të ndryshme.

“Që nga pamja e parë, u kuptua se ajo i shkulë flokët sepse e kishte kokën e dëmtuar”, ka thënë mjeku kryesor i ekipit që e ka kryer operimin.

Për gjashtë vite hëngri flokët e saj dhe të tjerëve

Për pasojë e këtij vesi të keq, ajo nuk kishte apetit dhe ushqehej pak, ndërsa të gjithë ushqimin që e hante e kthente prapa.

Megjithëse operimi është kryer me sukses, adoleshentja do t’i nënshtrohet trajtimit te psikologu për të tejkaluar këtë problem mendor. /Telegrafi/