Telegrafi

Mjekët dhe profesorët shtohen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet të deklarojnë pasurinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën që zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë.

Sallahu deklaroi se projektligji do të ndihmojë në ngritjen e transparencës, transmeton Telegrafi.

“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët që ushtrojnë veprimtarinë në institucionet publike dhe profesorët që punojnë në institucionet publike”, ka thënë Sallahu.

Pro projektligjit votuan shumica e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend. /Telegrafi/