Tash e dy ditë ka filluar vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës me vaksinën antiCOVID, ku prioritet kanë punonjësit shëndetësor dhe të moshuarit.
Gjatë të mërkurës në palestrën sportive “1 Tetori” janë vaksinuar edhe mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.
Në këtë komunikatë thuhet se me këtë veprim ata dhanë mesazhin se “Duke u vaksinuar, ju mbroni veten dhe të tjerët, dhe se vaksina është mjet i rëndësishëm për të ndihmuar në parandalimin e virusit”.
“Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës ka hartuar Planin e veprimit për vaksinimin e personelit policorë me rrezikshmëri të lartë ndaj ‘COVID 19’, dhe trajnimin e stafit mjekësor të DSHSH-së për aplikimin e vaksinimit , gjithnjë në koordinim me Komitetin për Vaksinim me vaksinë kundër ‘COVID-19’ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/