Site icon Telegrafi

Mjegulla u shërbeu për të mirë këngëtarëve tanë (Video)

Ditëve me mjegull duket se ia pa hajrin dikush.

Këtë mot të keq që shkaktoi shumë aksidente e vështirësi në trafik në vendin tonë, këngëtarët e shfrytëzuan për projektet e tyre, transmeton Telegrafi.

Tri nga videoklipet e publikuara së fundmi janë xhiruar në mjegull duke sjell skena interesante.

Bëhet fjalë për “BonBon” të Era Istrefit, “Era” e Mc Kreshës dhe projekti i fundit i këngëtarit Labinot Tahiri, i publikuar mbrëmë, i cili titullohet “Interesgjike”.

Të tre artistët kanë xhiruar në të njëjtat ditë dhe nuk dihet nëse janë të vetmit me këtë sfond në projektet që do të publikohet në sezonin dimëror. /Telegrafi/

Exit mobile version