Sallat gjysmë të zbrazëta janë të sikletshme për njerëzit në skenë dhe duken të tmerrshme nëse jeni duke fotografuar ose duke filmuar një ngjarje.
Kështu që, në një përpjekje për ta bërë atë të duket më “e zënë”, njerëzit po paguhen shumë më tepër për të qëndruar në një turmë.
Dhe për këtë, siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, anëtarët e publikut tani mund të fitojnë (40 funte) rreth 50 euro për një orë, vetëm për të qëndruar në një turmë, pa aftësi të tjera të nevojshme.
Kjo pasi platforma e ekspozitës në internet ExpoCart filloi në kërkimin e njerëzve për të populluar ngjarje ose stenda të ekspozitës, për t’i bërë ato të duken më të “ngarkuara” se sa janë në të vërtetë.
Bashkëthemeluesja e firmës që ka bërë një shpallje të tillë ExpoCart, Jasmine Eilfield tha: “Askush nuk dëshiron të flasë para një audience boshe ose të vizitojë një hapësirë të zbrazët”.
Firma ka bërë të ditur se kandidati ideal do të kishte mundësinë gjithashtu të bisedojë me të huajt dhe të ndjehet rehatshëm në mjedise të ngarkuara.
Aplikantët duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe të jenë në gjendje të punojnë në të gjithë vendin. Disa punë përfshijnë veshjen në veshje zyrtare, si dhe punën në mbrëmje.
“Tashmë ne kemi regjistruar disa aktorë në shërbim, por pasi të kemi folur me partnerët tanë, ne parashikojmë që kërkesa të jetë më e lartë, kështu që kemi nevojë për shumë të tjerë”, tha Eilfield.
Ngjarjet dhe ekspozitat që kanë nevojë për aktorë të turmave përfshijnë shfaqje tregtare, koncerte, shfaqje dasme dhe ekspozita të ndryshme. /Telegrafi/