Telegrafi

Mjafton kjo video 16 sekondëshe e Ajaxit ndaj Juves për të kuptuar se po flasim për një ekip talentësh me përvojë kampionësh

Foto: rldesignz/Instagram

Ajaxi fitoi në ndeshjen e dytë të çerekfinales ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-2 në Torino.

Holandezët treguan edhe një herë që suksesi i këtij sezoni nuk duhet të jetë befasi pasi ata e meritojnë më shumë se gjithë tjerët.

E gjitha kjo tregohet në një video 16 sekondëshe, ku përkundër presionit nga rezultati i ngushtë dhe tifozët e zjarrtë vendas, ata qarkullonin topin sikur të ishte një miqësore kur rezultati është dytësor.

Lexo po ashtu De Ligt jep një buzëqeshje kur i përmendet skuadra e ardhshme?

Përkundër se Ajaxi ka një skuadër te re (mosha mesatare 23.9), ata luajtën qetësisht ndaj lojtarëve me përvojë kampionale të Juves, duke iu treguar se janë në nivelin e tyre.

Në gjysmëfinale Ajaxi do të luajë me fituesin e ndeshjesh Manchester City-Tottenham. /Telegrafi/