Interi ka shënuar fitore si mysafir i RB Salzburg me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Zikaltërit ishin më të mirë në pjesën e parë duke rrezikuar me Alessandro Bastonin dhe Davide Frattesin, por pa sukses.
Pjesa e dytë ishte e luftuar, por pa raste, ku vetëm një gol i vonë vendosi ndeshjen.
Interi fitoi penallti në minutën e 85-të, pas një prekje me dorë në zonë nga Mads Bidstrup.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Lautaro Martinez që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/centregoals/status/1722369835835740669
Deri në fund nuk kishte me gola të tjerë dhe Interi iu bashkua Real Sociedadit për të kaluar tutje, në fazën e eliminimit direkt me nga 10 pikë. /Telegrafi/