Telegrafi

I mjaftojnë vetëm dy minuta, Muriqi shënon golin e 11-të në Turqi

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi nga Kosova ka arritur të shënoj edhe një gol tjetër me fanellën e Rizesporit.

Në fakt Muriqit i kanë mjaftuar vetëm dy minuta lojë përballë Konyasporit që ta kalojë ekipin e tij në epërsi.

Një gabim i mbrojtësit vendas ka bërë që Muriqi ta shfrytëzojë për mrekulli dhe të shënoj për ta kaluar Rizesporin në epërsi 0-1.

Goli ndaj Konyasporit ishte i 11-ti këtë edicion për sulmuesin kosovar që ka edhe gjashtë asistime. /Telegrafi/