Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit turk.
Sulmuesi nga Kosova ka arritur të shënoj edhe një gol tjetër me fanellën e Rizesporit.
Në fakt Muriqit i kanë mjaftuar vetëm dy minuta lojë përballë Konyasporit që ta kalojë ekipin e tij në epërsi.
https://twitter.com/KramponUefaTV/status/1106867717309636609
Një gabim i mbrojtësit vendas ka bërë që Muriqi ta shfrytëzojë për mrekulli dhe të shënoj për ta kaluar Rizesporin në epërsi 0-1.
Goli ndaj Konyasporit ishte i 11-ti këtë edicion për sulmuesin kosovar që ka edhe gjashtë asistime. /Telegrafi/