Telegrafi

Mjaftojnë 30 milionë euro, Liverpooli ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për Alcantaran

Foto ilustrim

Liverpooli ka bërë ofertë prej 30 milionë euro për Thiago Alcantaran, që thuhet se është pranuar nga Bayern Munich.

Të dy klubet kanë pasur negociata gjatë gjithë verës duke kërkuar që të arrijnë marrëveshje për spanjollin.

Mediumi i njohur The Athletic, fillimisht kishte raportuar se bisedime janë përshpejtuara të hënën, pasi Bayerni dëshironte një marrëveshje të mbyllur para fillimit të sezonit në Bundesliga.

Thiago Alcantara (Foto: Matt Childs/Pool via Getty Images)

Si rezultat i kësaj më në fund është rënë dakord për çmimin dhe 29-vjeçari do të jetë së shpejti në “Anfield Road”.

Mësohet se oferta që është pranuar nga gjermanët kap shifrën e 30 milionë eurove.

Lojtari kishte dëshirë për një sfide të re pasi kaloi shtatë vjet te Bayern dhe fitoi të gjithë trofetë sezonin që lamë pas.

 

Ish presidenti i Bayern, Uli Hoeness zbuloi në fillim të këtij muaji se Thiago ka gjasa të ketë thënë dakord për kushtet personale me Liverpoolin, duke eliminuar Manchester Unitedin, që ishte gjithashtu të interesuar. /Telegrafi/