Telegrafi

“Mjaft në heshtje”, kënga më e re nga Mentor Mazreku

Foto: Mentor Mazreku/Instagram

Artisti i ri Mentor Mazreku, ka prezantuar për publikun këngën e tij të re me klip.

“Mjaft në heshtje” titullohet kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet artisti Mazreku, gjersa për orkestrimin është kujdesur Hysni Klinaku.

Artisti Mentor Mazreku (Foto: Mentor Mazreku/Instagram)

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili sjell një atmosferë freskie që i përshtatet shumë ritmit që ka kënga.

Ana vizuale i është besuar produksionit Redina, ndërsa regjisor i klipit është Edon Shallci.

Mentor Mazreku është një emër i ri i skenës, i cili ka të mbaruar studimet master në Akademinë e Arteve, ndërsa pretendon të ndërtojë një karrierë të suksesshme muzikore në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/