Producenti i njohur shqiptar, Mixey, ka publikuar projektin e ri njëherësh të parin për vitin 2022.
“Mami” titullohet kënga për të cilën ka bashkuar forcat me artistët e njohur, Tani dhe nosadzone.
Projekti i treshes vjen i shoqëruar edhe me videoklip, një pjesë e të cilit u realizua para objektit të Bibliotekës Kombëtare Kosovare.
Teksti është shkruar nga Nosadzone dhe Tani, gjersa ky i fundit u përkujdes edhe për vijën melodike e miksimin.
Producimi i kësaj kënge ndërkohë u bë nga Mixey Music.
Videoja i është besuar produksionit të njohur, Grandmedia/DonGima.
Mixey po vazhdon punën me emra të mëdhenj të estradës e të sjell hite të shumta. /Telegrafi/