Telegrafi

Mixey njofton se viti 2022 do ta gjejë edhe në bashkëpunime me artistë të ndryshëm

Foto: Mixey/Instagram

Producenti i njohur Mixey, po e përmbyll vitin 2021 me disa prodhime muzikore shumë të suksesshme.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka bërë një njoftim për artistët lidhur me vitin e ardhshëm.

“2021 kemi prodhuar mbi 25 këngë këtë vit. Faleminderit të gjithë këngëtarëve dhe bashkëpunëtorëve që besuan punën tonë. E shijuam çdo moment që kaluam bashkë. E kam një lajm për ju. Duke filluar prej janar 2022, përveç këngëve që i punojmë me këngëtarë në vazhdimësi për ta, Mixey po rikthehet edhe me bashkëpunime me artistë të ndryshem. Love from Mixey music”, ka thënë producenti i njohur.

Foto: Mixey/InstaStory

Ndërkohë, në postimin e radhës, ai ka bërë të ditur se bashkëpunimi i parë për vitin 2022 vjen me artistët Nosad Zone dhe Tani.

Mixey përndryshe njihet si një prej emrave, i cili ka bashkëpunuar me këngëtarët më të njohur të tregut muzikor vendor. /Telegrafi/