Telegrafi

Mixey bashkon Xhensila Myrtezajn dhe Granit Dërgutin për një super projekt

Xhensila Myrtezaj do të sjell një projekt të ri muzikor.

Sipas burimeve të Telegrafit, kënga më e re e këngëtares do të publikohet gjatë fundjavës së ardhshme.

Xhensila rreth këngës po bashkëpunon me këngëtarin Granit Dërgutin.

E për këngën do të përkujdeset Mixey, i cili njihet për super bashkëpunime me yjet më të mëdha shqiptare të muzikës shqiptare.

Kënga do të jetë ritmike dhe do t’i përshtatet sezonës verore ndërsa pritet të jetë një hit.

Ndryshe, Xhensila ka sjell bashkëpunimin me Kidën në këngën “U Baby”, i cili është parë mbi 26 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/