Telegrafi

Miun që ia vidhte ushqimin, e rrahu të lidhur për kavanozi (Video)

Melahalli Ramanna nga Myroe e Indisë, ka kryer një veprim të pazakontë me miun, që ia vidhte ushqimin dhe dëmtonte mallrat në lokalin e tij.

Pasi e ka zënë brejtësin, e ka lidhur për kavanozi dhe e ka rrahur me një shkop, transmeton Telegrafi.

“Do të hash sërish miellin dhe grurin”, ka thënë Ramanna duke e goditur, teksa në sfond dëgjohej një mik i tij duke qeshur.

Veprimi shitësit është konsideruar si shumë i ulët, pasi miun është dashur ta largonte dhe jo ta dënonte në këtë formë, pasi nuk është kafshë që stërvitet. /Telegrafi/