Telegrafi

“Miu i kanalizimeve dhe xhuxhi hormonal na ka borxh jetën e tij”, zbulohen bisedat sekrete të drejtuesve kundër Messit – u ofenduan edhe Pique dhe Busquets

Zbulimet e bujshme për ndarjen mes Barcelonës dhe dy ish-lojtarëve kryesorë, Lionel Messi dhe Gerard Pique, janë zbuluar sot (e enjte) nga mediumit El Periodico, i cili ka publikuar pamjet e bisedave të brendshme të drejtuesve të klubit katalunas me zyrtarin ligjor, Roman Gomez Ponti, Oscar Graun dhe presidentin Joseph Maria Bartomeu në ballë të negociatave, jo të thjeshta, për rinovimin e kontratës së argjentinasit dhe uljen e pagës së mbrojtësit.

Është mbi të gjitha zyrtari ligjor i klubit, Ramon Gomez Ponti, i cili ka përdorur fjalët më të rëndë për yllin argjentinas ku fillimisht gjatë një bisede e ka cilësuar si “miu i kanalizimeve” dhe më pas “xhuxhi hormonal që i detyrohet jetën Barcelonës”.

Në momentin material, Messi po negocionte një rinovim, i cili nuk u konkretizua kurrë me klubin katalunas, por mbi të gjitha ishte negociata për uljen e pagave pas pandemisë së Covid-19 me Gomez duke nënvizuar kërkesën e Messit.

“Barto, me të vërtetë, nuk mund të jesh një person kaq i mirë me këtë miun e kanalizimeve. Klubi i ka dhënë gjithçka dhe ai është përkushtuar për të shënuar një diktaturë transferimesh, shitjesh, rinovimesh, sponsorësh vetëm për të etj”.

“Unë kurrë nuk do ta bëj dot, por Pinto, rinovimi i Suarezit dhe ai i Jordi Alba, apo komisioni i rinovimit për Fatin (Rodrigo Messi, agjent?) duhet të shtohen në shifrat e kontratës së tij?. Dhe mbi të gjitha akumulimi i shantazheve dhe vrazhdësisë që klubi dhe ne që punojmë kemi pësuar nga ky xhuxh hormonal që i ka borxh jetën Barçës!. Shpresoj të kalbet mes indiferencës së njerëzve, gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë”.

“Por kur gjërat shkojnë keq (pandemia) ju merrni mesazhin mitik: “President, uli rrogat e të tjerëve, por mos më prek Luisin (Suarezin) dhe mua”, shihet t’i ketë shkruar Gomez presidentit Bartomeu në grupin e WhatssApp-it.

Fyerjet nuk janë të kufizuara vetëm për Messin, sepse në biseda të tjera ofendime të rëndësishme vijnë edhe për Gerard Pique, gjithashtu ish-kapiten dhe tashmë i liruar nga Barcelona gjatë sezonit aktual.

Sërish Ramon Gomez Ponti duke folur për kontratën e tij përsërit se: “Duhet t’i filtrojmë (reduktojmë) kontratat e tij. Ai vazhdon të jetë i paskrupullt dhe është një bir i madh k***”.

Sergio Busquets gjithashtu merr goditje nga Gomez Ponti në këtë letër në të cilën ai këshillon Bartomeun të largojë me një kompensim minimal “ata lojtarë që nuk kanë treg dhe nuk mund të transferohen diku tjetër”. /Telegrafi/