Site icon Telegrafi

I mituri therë me thikë një person në Prizren

Një i mitur, pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:00, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version