Site icon Telegrafi

I mituri sulmon motrën e tij në Gjilan

Foto: Ilustrim

Një i mitur fillimisht kishte shkaktuar probleme në shtëpi, pastaj dyshohet se pas alivanosjes së motrës e kishte sulmuar fizikisht.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:20, në Gjilan.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht kishte shkaktuar probleme në shtëpi, pastaj dyshohet se pas alivanosjes së motrës së tij viktimës femër kosovare e ka sulmuar fizikisht”, thuhet në raport.

Tutje siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit në prezencën e mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale i dyshuari dërgohet në mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version